Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku Edmond Faber i kërkon Ramës të largohet: Dëgjo studentët dhe kërko falje, nesër do të jetë shumë vonë

17/10/2026
Mjeku Edmond Faber i kërkon Ramës të largohet: Dëgjo studentët dhe kërko falje, nesër do të jetë shumë vonë
Share on FacebookShare on Whatsapp


Mjeku i njohur Edmond Faber, ish-mbështetës i hershëm i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra për t’i hapur rrugë qetësimit të situatës dhe përfundimit të protestave.

Në letrën e tij, Faber shpreh zhgënjimin për mënyrën se si ka qeverisur Rama ndër vite, duke kujtuar mbështetjen që i kishte dhënë atij dhe Partisë Socialiste në vitin 2013. Sipas mjekut, pushteti ka degjeneruar në skandale dhe korrupsion, ndërsa ai përmend edhe zyrtarë të lidhur me qeverinë, të cilët i akuzon për përfitime të paligjshme.

“Këto ditë kam kujtuar me orë të tëra kalvarin e gjatë të përpjekjeve dhe përplasjeve për sjelljen në pushtet të PS dhe Ty si Kryeministër. Ti në atë kohë të largët të fillim pranverës të vitit 2013, erdhe në Spitalin e Traumës dhe çele fushatën elektorale ku gjithë populli të përkrahu dhe ti erdhe në pushtet. Atëherë isha krenar, sepse isha idealist, desha një zhvillim ekonomik dhe kulturor europian për gjithë shqiptarët”, shkruan Faber.

Më tej, ai shprehet se është zhgënjyer nga zhvillimet e mëvonshme, duke përmendur skandalet që, sipas tij, kanë shoqëruar qeverisjen e Ramës.

“Dalë nga dalë pushteti yt degjeneroi në skandale të pa dëgjuara ndonjë herë, deri në korruptimin e shefit të shërbimit sekret. Ku Gysi dhe Beqiri vodhën me qindra milionë euro, ku banda e drejtorëve të tu ishte në garë kush e kush të bënte më shumë lekë se shoshoqi”, vijon ai.

Në pjesën kryesore të letrës, mjeku i kërkon kryeministrit të dëgjojë studentët dhe të largohet nga pushteti, duke e cilësuar këtë si një akt dinjiteti që mund të ndihmojë në qetësimin e situatës.

Sponsorizuar

“Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën, dhe mirditorët thonë: Ma mirë një e hikme me nder… se sa një e qëndrume për gazep. Të largohesh në momentin e duhur (edhe pse je ca me vonesë) është dinjitet. Largohu me nder, që protestat të mbyllen, populli të qetësohet dhe jeta të rifillojë”, i shkruan Faber kryeministrit.

Ai i kërkon Ramës që t’u drejtohet publikisht studentëve dhe t’u kërkojë falje, duke paralajmëruar se vonesa mund ta bëjë situatën edhe më të vështirë.

“Dëgjoi Studentët, dhe kërkoi falje në televizion (sepse po t’u dalësh përpara, do të të turpërojnë). Bëje sot këtë, se nesër do jetë shumë vonë. Lamtumirë i dashur Edi, suksese në jetë”, përfundon letrën mjeku Edmond Faber, i cili e cilëson veten si një qëndrestar të hershëm të PS-së.a.b

Nga arkivi

  • Rama bën një hap pas në fushatën e tij agresive ndaj qeverisë Kurti
  • Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
  • Kurti, i gatshëm për bisedimë me Serbinë, por nuk shkel ligjet, biseda me Escobar dhe Hovenier, KFOR vonon përgjigjen për rrëmbimin
  • Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq
  • “Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

ZALL HERR/ 2 të vrarë dhe 1 i plagosur nga polici ushtarak, masakër mbi 3 vëllezërit

19/10/2026
GRIGELS MUÇOLLARI/ Gjendja mund të bëhet dramatike, pse heshtin intelektualët?

Reagon opozita për ‘Policin-2500 euro’: Rama po kërkon t,u bëjë mercenarë

19/10/2026
Policët pushtojnë Universitetin e Vlorës, ndalin studentët të dalin në protestë

Policët pushtojnë Universitetin e Vlorës, ndalin studentët të dalin në protestë

19/10/2026
Këlliçi fiton gjyqin ndaj Veliajt për deklaratat mbi lidhjet e Bashkisë Tiranë me Ndranghetën

Këlliçi fiton gjyqin ndaj Veliajt për deklaratat mbi lidhjet e Bashkisë Tiranë me Ndranghetën

19/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

ZALL HERR/ 2 të vrarë dhe 1 i plagosur nga polici ushtarak, masakër mbi 3 vëllezërit

19/10/2026
GRIGELS MUÇOLLARI/ Gjendja mund të bëhet dramatike, pse heshtin intelektualët?

Reagon opozita për ‘Policin-2500 euro’: Rama po kërkon t,u bëjë mercenarë

19/10/2026
Policët pushtojnë Universitetin e Vlorës, ndalin studentët të dalin në protestë

Policët pushtojnë Universitetin e Vlorës, ndalin studentët të dalin në protestë

19/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.423 artikuj gjithsej