
Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme lagjen Kiras në Shkodër. Lënda plasëse dyshohet se i është vendosur automjetit të Ardian Baçinës, ekspert i Policisë së Shkodrës.
Nga të dhënat paraprake, shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për motivet e shpërthimit.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në lagjen “Guerrile”, automjeti i shtetasit A. B., punonjës policie, i parkuar në rrugë, para banesës, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.




