Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Blerjet e valutës, vlera e bilancit të Bankës së Shqipërisë arriti rekord të ri në shtator

Share Share Icon

Blerjet e valutës në shuma të mëdha po zgjerojnë më tej bilancin e Bankës së Shqipërisë në rekorde të reja historike.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se totali i aktiveve arriti vlerën e pothuajse 926 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Vlera e aktiveve në bilanc u zgjerua me 1.2% krahasuar me gushtin dhe me 9.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke analizuar rritjen e bilancit sipas zërave kryesorë, efektin kryesor në zgjerimin vjetor të aktiveve e kanë dhënë letrat me vlerë të jorezidentëve.

Vlera e këtij portofoli arriti në afërsisht 633 miliardë lekë, në rritje me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij zëri në mënyrë të tërthortë tregon se zgjerimi i bilancit është i lidhur në një masë të madhe me rritjen e vlerës së rezervës valutore që administrohet nga Banka e Shqipërisë.

Sipas të dhënave më të fundit, të muajit shtator, rezerva valutore arriti vlerën më të lartë historike, në 8.4 miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Banka Qendrore prej më shumë se një dekade po ndjek një politikë të shtimit e rezervave valutore, në funksion të nevojave të mundshme të ekonomisë dhe sektorit financiar. Rezerva është rritur me blerje të vazhdueshme dhe në rritje të valutës në tregun e brendshëm, nëpërmjet ankandeve të planifikuara.

Por, në tre vitet e fundit rolin kryesor në këtë drejtim e kanë dhënë blerjet e drejtpërdrejta të valutës, në funksion të frenimit të mbiçmimit të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit. Rritja e blerjeve të valutës nënkupton injektime të reja në gjendjen e rezervës valutore dhe paralelisht shtim të injektimit të Lekut në ekonomi.

Në periudhën 2024-2025 Banka e Shqipërisë më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor. Ndërkohë, vetëm për gjysmën e parë të këtij viti blerjet e valutës nga Banka Qendrore arritën një rekord të ri për periudhën, prej 664 milionë eurosh.

Presionet e tregut valutor mbi Euron këtë vit janë forcuar ndjeshëm. Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, rënia vjetore e kursit Euro-Lek është shpejtuar në 5.6%. të enjten, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rekord të ri historik, në nivelin e 91.28 lekëve.

Blerjet e valutës po i japin politikës monetare tipare stimuluese, duke rritur injektimin e parasë në ekonomi, ndërkohë që inflacioni ka kaluar objektivin ligjor prej 3%./E.Shehu

Burimi: BSH

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Comments (1)

XYZ says:

Për një qeveri të aftë fuqizimi i monedhës vëndase keto 6 vitet e fundit do të ishte një mundësi e artë për të rritur shpenzimet dhe investimet në shëndetësi, arsim. Problemi është që ngaqë nuk ka qenë e aftë të ngrejë një administratë profesionale dhe ato plane modeste shpenzimesh dhe investimesh i ka realizuar me me % mjaft të ulëta. Tjetër paradoks është që ndonëse monedha vëndase është forcuar ndjeshëm dhe importet janë rritur konsiderueshëm inflacioni, veçanërisht, në ushqimet ka mbetur i lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BSH: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta

Banka e Shqipërisë në një njoftim për shtyp thekson se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incide...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Koman

ERE rikthen në diskutim çmimet e HEC-eve të vegjël pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të rikthejë në shqyrtim çmimet e blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi për vitet 2020 dh...

2 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!