Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shifrat e ITU, Shqipëria ka çmimin e internetit fiks më të përballueshëm në Rajon

Share Share Icon

Shqipëria ka çmimin më të ulët të internetit fiks në raport me të ardhurat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),  çmimi mujor i shportës bazë të broadband-it fiks në Shqipëri për vitin 2025 ishte rreth 17.02 USD, me taksat e përfshira, për një paketë të standardizuar me 100 Mbps dhe trafik të pakufizuar.

Në Shqipëri, kjo shifër përbënte 2.08% të të ardhurave mujore për frymë, nga 2.31% që kishte qenë një vit më parë. Me këto shifra, Shqipëria mban nivelin  më të ulët në rajon. Ndjek Serbia, në nivelin 2.1%, Maqedonia e Veriut, në nivelin, 2.15%, Mali i Zi, me 2.41% dhe Kosova, me 3.48%. Mesatarja botërore për këtë tregues është në nivelin 2.53%.

Tregu i shërbimeve fikse ngelet më konkurrues krahasuar me atë të shërbimeve celulare, sidomos në qendrat më të rëndësishme urbane.

Ndërkohë që tregu i shërbimeve celulare prej vitesh është përqendruar në kushtet e një duopoli dhe po karakterizohet nga një rritje graduale e çmimeve, një tendencë e tillë nuk po vërehet në tregun fiks.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit me linja fikse në Shqipëri në mesin e vitit 2026 arriti në më shumë se 733 mijë, me rritje 3.9% krahasuar me tremujorin e parë dhe me 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një pjesë e konsiderueshme e lidhjeve me internet broadband ofrojnë shërbime të integruara edhe me telefoninë ose televizionin. Më shumë se 40% e lidhjeve të internetit konsistojnë në paketa të integruara me të paktën edhe një shërbim tjetër, telefoni ose TV, ose me të dyja këto shërbime plotësuese.

Investimet në zgjerimin e rrjeteve, por edhe në përmirësimin e teknologjisë së tyre kanë mundësuar rritjen e shpejtësisë mesatare të lidhjeve të internetit me brez të gjerë, por paralelisht kanë lehtësuar edhe ofrimin e shërbimeve të integruara dhe sidomos televizionit.

Të dhënat e AKEP treguan se në fund të vitit 2025 numri i pajtimtarëve që kishin lidhje me shpejtësi më shumë se 30 Mbps (megabit për sekondë) përbënte rreth 89% të totalit të numrit të pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fiks. Një vit më parë, pajtimtarët me shpejtësi më shumë se 30 Mbps përbënin rreth 84% të totalit. Ndërkaq, rreth 54% e pajtimtarëve kishin lidhje fikse me shpejtësi mbi 100 Mbps./E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BSH: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta

Banka e Shqipërisë në një njoftim për shtyp thekson se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incide...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Koman

ERE rikthen në diskutim çmimet e HEC-eve të vegjël pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të rikthejë në shqyrtim çmimet e blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi për vitet 2020 dh...

2 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!