
Shprehim shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm gjatë protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Kemi marrë dijeni për pretendimet mbi përdorimin e dhunës së tepruar nga ana e policisë ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, si dhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.
I nxisim të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv mes të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara. /Deklaratë për mediat e Delegacionit të BE- së në Tiranë/





