Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare

Dhuna e Policisë ndaj studentëve zgjon revoltë kombëtare

Protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe ndërhyrje policore me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe ujë nga autobotet. Gjatë ndërhyrjes u raportuan goditje ndaj protestuesve dhe të rinj të tërhequr zvarrë.

Studentët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj problemeve në arsim dhe mungesës së perspektivës. Situata u përshkallëzua kur një pjesë e pjesëmarrësve hodhën sende drejt ministrisë dhe dëmtuan godinën e rrethimin.

Por këto veprime nuk e bëjnë të pranueshme dhunën policore ndaj studentëve. Goditja dhe poshtërimi i të rinjve meritojnë dënim të prerë. Uniforma nuk i jep askujt të drejtën të shfryjë forcën mbi qytetarët.

Dhuna e Policisë ndaj studentëve ka nxitur indinjatë dhe qytetarët kanë dalë në rrugë në mbështetje të studentëve, duke e zgjeruar reagimin përtej kërkesave të protestës.

Pamje të tilla ushqejnë zemërimin ndaj një policie të paaftë përballë krimit dhe shpeshherë e kapur si shërbëtore e tij, por e gatshme të tregojë forcë mbi të rinjtë.

Një polici që toleron krimin apo i shërben atij tradhton qytetarët. Dhuna mbi studentët vetëm e thellon këtë hendek: shteti duhet t’u japë të rinjve siguri dhe të ardhme, jo goditje, gaz dhe frikë. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.