Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji

Në mbërmje dhe gjatë natës parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron shtrëngata dhe vërshime uji

Në zonën e Sarandës priten reshje intensive shiu nga mbrëmja e kësaj të shtune, të cilat parashikohen të vijojnë edhe të dielën, më 11 tetor. Instituti i Gjeoshkencave e përfshin qarkun Vlorë në zonat ku pritet intensiteti më i lartë i reshjeve gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme. Sipas parashikimit, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Paralajmërimi përfshin edhe rrezikun e vërshimeve të ujit në zonat urbane. Shfaqja e këtyre problemeve do të varet nga intensiteti i shiut dhe kapaciteti i sistemit të kanalizimeve për të përballuar prurjet. Reshjet e dendura mund të shkaktojnë gjithashtu rrëshqitje dherash, duke krijuar vështirësi në zona të caktuara dhe në qarkullimin rrugor. Këto janë rreziqe të mundshme të evidentuara në parashikim.

Në qarqet Gjirokastër dhe Berat, si edhe në Korçë, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Shtrëngata parashikohen në të gjitha qarqet e vendit.

Për banorët dhe drejtuesit e mjeteve në Sarandë, mbrëmja e sotme dhe dita e diel kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët ku vërshon ujë dhe në Shëtitoren e qytetit. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.