Rekordet qesharake të Lorena Goxhobellit/ Drejtori i Kadastrës së Elbasanit ikën me “vrap” 3 orë pasi mori detyrën

Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tri orë pas emërimit.

Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pak orë pas emërimit të Kazhelit.

Deri në emërimin në krye të Kadastrës së Elbasanit, Kazheli drejtonte atë të Fierit. Kjo e fundit është përfshirë në skandale për tjetërsim pronash.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply