Me qindra mijëra skandale me vjedhje fondesh shtetërore kanë plasur vitet e fundit. Dhjetra të arrestuar nga Prokuroritë e rretheve si edhe nga SPAK për akuza që shkojnë në qindra miliona euro abuzime.
Kemi ngjarjen, kemi vjedhjen, kemi autorët, madje edhe të burgosur i kemi autorët, por si gjithnjë nuk gjehen lekët.
Kështu edhe në atë që quhet skandali “AKSHI” që në fakt dhe në të vërtetë duhët të quhet skandali “Ermal Beqiri-Ergys Agasi”. Kjo dyshe ka projektuar çdo gjë me detaje për mega vjedhjen masive që përgatitën dhe kryen në AKSH me bekimin e Mirlinda Karçanajt dhe disa zarave të tjerë.
Edhe në skandalin “Ermal Beqiri-Ergys Agasi” në mes janë dhjetra milionë euro. Një pjesë janë sekuestruar tashmë nga organet e drejtësisë e një pjesë nuk janë gjetur.
Që të mos gjeheshin, janë kujdesur ustallarët Beqiri-Agasi. Këta maniako hajdutë, mirë që nuk u ngopën duke vjedhur por nuk u ngopën as duke filmuar.
Dhe ky është një lajm “i mirë” për shqiptarët. Kanë mundësi të shohin me sytë e tyre, me zë dhe me figurë, se djersa e tyre e ballit shkon për të financuar orgazmat e Ermal Beqirit me shokë.
Redaksia e priza.al disponon një video të Ermal Beqirit i cili ka filmuar veten në akt seksual me një modele shqiptare të identifikuar nga redaksia jonë.
Nuk është aspak qellimi ynë të denigrojmë një vajzë që ashtu ka zgjedhur që ta bëjë jetën e saj dhe për këtë arsye as do ta eskpozojmë në imazh e as në iniciale.
Objektivi ynë është që zorrë përzierja që ndjejmë ne si redaksi teksa shohim epshet e Ermal Beqirit të shfryhet me lekët tona ta ndajmë edhe me publikun, i cili duhet ta dijë njëher e mirë se çfarë ndodh me taksat që na i marrin me të njëjtën lehtësi siç na marrin shpirtin për gabimin më të vogël.
Në videon që priza.al disponon Ermal Beqiri shfaqet me telefon në dorë duke filmuar përmes pasqyrës aktin seksual me modelen ish miss. Përpos kështjellës në Francë 2.6 milionë euro, jahtit, një charteri të pretenduar, miliona euro në llogari, vila, apartamente dhe makina luksoze, Ermal Beqiri duket se me paratë e korrupsionit të AKSHI-it ka paguar modele, ish misse, këngëtare etj., për shërbime seksuale.

Lidhje shoqërore të rrufjanit të AKSHI-t kanë rrëfyer se edhe pas shpalljes në kërkim nga SPAK-u, Ermal Beqiri ka organizuar festa harbuese dhe aktivitete me natyrë erotike, brenda dhe jashtë vendit, në jahtin e tij, në kështjellën në Francë, në vila dhe vende ekzotike, duke rekrutuar kundrejt pagesës vajza të showbizit. Beqiri, dikur një teknik dhe hajdut kompjuterash, është përpjekur të imitojë personazhet e famshëm dhe të pasur të instagramit, duke orgabizuar festa të shfrenuara me vajza, kokainë, alkool dhe lojëra erotike.
