Mesazh në redaksi/ Rrjeti i marketeve “Well” mashtron me uljen e çmimeve, ja provat e qytetarit

 

Përshëndetje Priza,
Doja të denoncoja një rast të dyshuar të reklamimit çorientues të uljeve të çmimeve në dyqanet Well.
Bëhet fjalë për të njëjtin produkt, ujë micellar, i cili në njërën foto paraqitet me çmim fillestar 799 lekë dhe çmim promocional 469 lekë, duke reklamuar një ulje prej rreth 40%. Ndërkohë, në foton e dytë, i njëjti produkt paraqitet me çmim 489 lekë, ndërsa çmimi promocional është sërish 469 lekë. Pra, diferenca reale është vetëm 20 lekë, ose rreth 4%. Kjo ngre dyshime se çmimi fillestar prej 799 lekësh po përdoret për të krijuar te konsumatorët përshtypjen e një uljeje shumë më të madhe nga ajo që rezulton në praktikë. Mendoj se ky rast meriton verifikim, pasi konsumatorët duhet të informohen në mënyrë transparente dhe të saktë për çmimet dhe uljet e reklamuara.
Po i bashkëngjis të dyja fotot si provë për krahasimin e çmimeve dhe ju lutem ta shqyrtoni këtë rast.
Faleminderit!


Ky mesazhi që ne po e publikojmë bruto ka mbërritur si denoncim qytetar në numrin tonë të kontaktit +355 68 40 400 65. Denoncuesi i cili ka sjellë edhe fotot e mëposhtme duke bërë krahasimin e çmimit të afishuar dhe atij të reklamuar me “ulje” sipas tij nuk ka rezultuar e saktë. Denoncuesi ose denoncuesja ankohet për mungesë transparence dhe madje akuzon kompaninë për mashtrim.
Redaksia e priza.al në kuadër të respektit të publikut i cili beson publikimin e problemeve të veta, natyrisht që ka të lirë një kënd në çdo moment që kompania do të ketë fjalën e saj për të thënë ndaj pretendimit të denoncuesit.
Nëse pretendimi i qytetarit rezulton i saktë, kompania sipas ligjeve në fuqi rrezikon gjobitjen deri në 300.000 lek të reja e në rast përsëritjeje dyfishim të gjobës e më tej masa të tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply