Në fillim të qershorit 2025 një ngjarje e paprecedentë ndodhi në autostradën Fier-Vlorë. Një grup personash të armatosur që përfaqësonin grupet kriminale të Ben Qimes së Fierit dhe të Eduard (Edi) Këçkës në Vlorë, ndalojnë në mes të rrugës automjetin e drejtorit të ASHK Vlorë Erjon Galanxhi dhe marrin peng këtë të fundit.
Arsyeja e pengmarrjes dhe dhunimit të Erjon Galanxhit ishte pikërisht prona që pak ditë më parë u kthye në mollë sherri mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës.
Çfarë ndodhi me pronën?
Ndërkohë që përfaqësuesit e kompanisë së Luan Muçës po merreshin me dokumentacionin ligjor për tu pajisur me çertifikatë pronësie “tenxherja” nisi të ziejë. Një grup kriminal u vu në lëvizje dhe i “çuan” llaf drejtorit të ASHK Vlorë Erjon Galanxhi që të mos e regjistronte tokën e bisnesmenit Luan Muça. Arsyeja ishte e thjeshtë. Donin të fitonin pak kohë në Tiranë, ndërkohë që Lorena Goxhobelli dhe Ergys Agasi të “kopsisnin” letrat për grupin e Ben Qimes dhe Ed Këçkës që rrinin “oçe oçe” me Belinda Ballukun.
Nga njëra anë ligji e detyronte Erjon Galanxhin të firmoste certifikatën e pronësisë, nga ana tjetër “Maliqët” Ed Keçka dhe Ben Qimja i bënin presion që të mos firmoste.
E kur drejtori vendosi me integritet të zbatojë ligjin, u mor peng dhe u dhunua. Për këtë ngjarje u njoftua edhe policia e Prodës e cila ishte vartëse e Gysit, dhe ngjarja u mbajt e fshehtë.
Ku e gjetën guximin bandat të marrin peng zyrtarë shteti?
Historia e pronës në Palasë për të cilën u përplasën dy bisnesmenët Bedinaj dhe Muça është një histori kriminale që prek disa segmente të shtetit. Dikush duhet të japë llogari se përse Luan Muça u detyrua të blejë dy herë pronën e tij?
E më pas është pyetja se kush ia dha “carta biancën” Ben Qimes dhe Ed Këçkës që të veprojnë si sherifa në aksin Fier-Vlorë?
Sipas burimeve të priza.al guximi i erdhi nga suporti që i dha ish zv kryeministrja Belinda Balluku e cila me votat e Ben Qimes me shokë korri një fitore plebishitare në qarkun e Fierit, e të gjitha këto natyrisht me dijeninë dhe miratimin në heshtje të Edi Ramës.
Nga kjo histori Erjon Galanxhi u “internua” në Gjirokastër, dy bisnesmenë u konfikltuan Lorena vijon të shkojë si “flutur” në zyrë.
Ben Qimja dhe Ed Këçka kanë në duar me bekimin e Gys Agasit një çertifikatë që skanë ku ta çojnë.
Kjo histori që shpërtheu para pak ditëve është një krim shtetëror, i cili duhet hetuar dhe nga ajo që redaksia jonë disponon është një ndër skandalët më të mëdha të pronave, ku sërish protagonist është Gys Agasi me shokët e “fortë” të cilët kanë luajtur “tokash” me bekimin e Lorena Goxhobellit.
A do ta rihapë policia e Skënder Hitajt këtë dosje?
Skënder Hitaj është drejtuesi i vetëm i policisë në këto vite që muajt e parë të detyrës ka treguar një dorë të hekurt duke nisur nga vetëpastrimi i rradhëve të uniformave blu. Metastazat e kancerit që Gysi lëshoi nëpër polici nëpërmjet zarit të tij Ilir Proda, drejtori Skënder Hitaj pothuajse i ka pastruar. Pyetja publike që shtron redaksia e priza.al është: A do ta rihapë policia këtë dosje që Proda me Gysin e fshehën, e në mos policia e do ketë ndonjë prokurori ose prokuror në këtë shtet që të hapë këtë dosje që kutërbon era qelb, e që me vonë mund të kundermojë era “kërmë” njerëzore?
