Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura

DENONCIM QYTETAR / Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura

Një qytetar ka denoncuar pranë Saranda Web gjendjen e trotuareve në një prej rrugëve të Sarandës, ku pas rikonstruksionit kanë mbetur të hapura hapësirat e parashikuara për pemët.Sipas denoncimit, punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë përfunduar prej më shumë se 6 muajsh. Gjatë ndërhyrjes, pemët e vjetra që ndodheshin përgjatë trotuarit janë shkulur, ndërsa deri më sot nuk janë mbjellë pemë të reja.

Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në Saranda Web, në disa pjesë të trotuarit kanë mbetur gropa të hapura, të cilat jo vetëm krijojnë një pamje të papërfunduar të investimit, por mund të përbëjnë edhe rrezik për këmbësorët, veçanërisht gjatë mbrëmjes.

Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për mbjelljen e pemëve dhe eliminimin e gropave të hapura, në mënyrë që trotuari të jetë i sigurt dhe ndërhyrja e nisur të përfundojë plotësisht.

“Pemët i hoqën, por gropat i lanë bosh. Çdo ditë rrezikojnë njerëzit që kalojnë këtu”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.

Saranda Web mbetet e hapur për qëndrimin apo sqarimin e institucionit përgjegjës lidhur me situatën dhe afatet e parashikuara për ndërhyrjen.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.