Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

Rreth 30 nxënës nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia po protestojnë këtë të martë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të transportit shkollor. Nxënësit kanë vendosur të mos hyjnë në mësim, pasi prej rreth tre javësh autobusi që i transportonte drejt gjimnazit nuk po kryen më shërbimin.

Sipas nxënësve, në momentin kur u regjistruan në gjimnazin “Lefter Talo” u ishte garantuar transporti. Autobusi funksionoi gjatë tre ditëve të para të shkollës, por më pas shërbimi u ndërpre.

Prej atëherë, nxënësit nga katër fshatrat janë detyruar të gjejnë vetë mënyra të ndryshme për të mbërritur në Livadhja dhe për t’u kthyer në banesat e tyre.

Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

Situata është bërë edhe më shqetësuese për maturantët, të cilët përveç ngarkesës së vitit të fundit të gjimnazit, përballen çdo ditë me pasigurinë se si do të shkojnë në shkollë.

Nxënësit thonë se transporti në këtë itinerar është kryer prej vitesh pa pagesë dhe kërkojnë të dinë përse këtë vit shërbimi është ndërprerë. Sipas tyre, pas ndërprerjes së autobusit, si alternativë u është ofruar transporti me pagesë.

Problematika është ngritur edhe nga drejtoria e gjimnazit “Lefter Talo”. Sipas nxënësve, drejtoria i është drejtuar disa herë bashkisë për zgjidhjen e situatës, por deri më tani autobusi nuk është rikthyer.

Pas tre javësh pa zgjidhje, nxënësit kanë zgjedhur të protestojnë këtë të martë përpara shkollës.

“Kemi tre javë që sorollatemi rrugëve vetëm për të shkuar në shkollë. Duam transportin siç e kishim në fillim. Situata është serioze”, shprehen nxënësit.

Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të rikthejnë transportin, në mënyrë që rreth 30 nxënësit nga Shalësi, Xarra, Çifliku dhe Mursia të mund të ndjekin normalisht procesin mësimor.

Deri në zgjidhjen e problemit, nxënësit deklarojnë se protesta do të vijojë dhe se nuk do të futen në mësim. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë
Rama Premton shpërblim 2500 euro për çdo polic që përballet me protestuesit
Lexoni më shumë
Skënder Hita reagon pas dhunës ndaj policëve nga protestuesit në dyert e Komisariatit
Lexoni më shumë
Princ Leka dënon dhunën ndaj protestuesve: Kush ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.