JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

Një kënd i ri dhe më i sigurt lojërash është tashmë në dispozicion të 136 fëmijëve të
kopshtit “Delfin”, pjesë e Institucionit Publik Parashkollor “Vukosava Ivanović
Mašanović” në Bar, Mal i Zi.


JUMBO, në bashkëpunim me Fondacionin Mane dhe nën kujdesin e veçantë të
Presidentit të Grupit BALFIN, z. Samir Mane, ka ndërtuar këtë hapësirë për fëmijët e
moshës 2 deri në 6 vjeç. I projektuar për të nxitur lëvizjen, krijimtarinë dhe të mësuarit
përmes lojës, këndi i ri u mundëson fëmijëve të luajnë, të ndërveprojnë dhe të kalojnë
më shumë kohë jashtë, në një mjedis të përshtatshëm për aktivitetet e përditshme të
kopshtit.

Përveç ndërtimit të këndit të ri, JUMBO dhe Fondacioni Mane mbështesin fëmijët dhe
komunitetet edhe në shtetet e tjera ku operojnë. Nismat shtrihen edhe në ndërtimin e
këndeve të lojërave në kopshte në Ferizaj, Kosovë apo Zenica dhe Doboj, në Bosnje
dhe Hercegovinë, duke kontribuar në krijimin e mjediseve më të përshtatshme për lojën
dhe zhvillimin e fëmijëve. Ky angazhim përfshin gjithashtu dhurime për fëmijët e Fshatit
SOS në Shqipëri, si dhe mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe në bashkëpunim me
World Vision.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply