• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

by A. Q
08/09/2026 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsimi shqiptar ka regjistruar një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në matjet ndërkombëtare të performancës së nxënësve.

Rezultatet e PISA 2025, të publikuara sot nga OECD në Bratislavë, tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në të tre fushat kryesore të testimit: matematikë, shkencë dhe lexim.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2022, Shqipëria është rritur me 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim. Përtej përmirësimit ndaj vetvetes, rezultatet e reja e vendosin Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në matematikë, ndërsa në shkencë ndan rezultatet më të larta në rajon me Malin e Zi.

Të dhënat marrin një peshë të veçantë për shkak të dimensionit të testimit. Testimet e PISA zhvillohen me nxënës të moshës 15-vjeçare në rreth 90 vende të botës dhe synojnë të matinjo vetëm njohuritë e marra në shkollë, por edhe aftësinë e nxënësve për t’i përdorur ato në situata konkrete. Nga Shqipëria në testimin e vitit 2025 morën pjesë rreth 6 mijë nxënës.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ndodhet në Bratislavë në ministerialin e vendeve të OECD-së ku po prezantohen rezultatet, e cilësoi zhvillimin si një lajm të rëndësishëm për sistemin arsimor shqiptar.

“Shqipëria në të tre testet që bëhen nga PISA, leximi, shkencat dhe matematika, ka rritje të konsiderueshme”, deklaroi Kumbaro, duke konfirmuar rritjen prej 65 pikësh në matematikë, 59 në shkencë dhe 50 në lexim.

Sipas saj, rëndësia e rezultateve nuk qëndron vetëm te përmirësimi në raport me PISA 2022, por edhe te pozicioni i Shqipërisë krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Në matematikë, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Në shkencë Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë listën e rezultateve”, tha ministrja.

Rezultati përbën një kthesë të rëndësishme për Shqipërinë në një prej matjeve më të ndjekura ndërkombëtare të cilësisë së arsimit. Megjithatë, vetë Kumbaro paralajmëroi se shifrat nuk duhet të lexohen si arsye për vetëkënaqësi, por si një pikënisje për të kuptuar se çfarë ka funksionuar dhe ku sistemi duhet të përmirësohet më tej.

“E rëndësishme është të kuptojmë se si PISA na ndihmon që të rrisim performancën e mësuesve dhe të nxënësve tanë. Se si secili nxënës të ketë më shumë aftësi, më shumë zotësi, që ato që mëson në shkollë t’i përdorë në jetë”, u shpreh ajo.

Rezultatet e publikuara sot janë të dhënat e para të PISA 2025, ndërsa analizat e plota pritet të japin një panoramë më të gjerë mbi performancën e nxënësve, përqendrimin, aftësitë e tjera dhe ndikimin gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale në procesin e të nxënit.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, shifrat e PISA 2025 përbëjnë një sinjal të rëndësishëm për arsimin shqiptar: pas rezultateve të dobëta të ciklit të mëparshëm, nxënësit shqiptarë rikthehen me një rritje të fortë në të tre fushat bazë dhe, për herë të parë në këtë cikël, me rezultate që i vendosin në krye të rajonit në matematikë dhe shkencë.

Next Post
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com