• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

by A. Q
08/09/2026 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Doverit, qindra protestues u mobilizuan edhe në Portsmouth të Anglisë, duke tentuar të pengojnë mbërritjen dhe transferimin e emigrantëve.

Të veshur tërësisht me të zeza, me kapuça dhe fytyrat e mbuluara, demonstruesit, lidhen sipas medias italiane me qarqe të së djathtës ekstreme jashtëparlamentare.

Në fundjavë, të paktën 500 persona bllokuan për disa orë trafikun në portin e Doverit, nyja kryesore që lidh Britaninë e Madhe me Europën, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët. Protestuesit thërrisnin “Ndaloni varkat!”, duke iu referuar emigrantëve që mbërrijnë përmes Kanalit të La Manshit. Policia monitoroi situatën, por nuk ndërhyri.

Skena të ngjashme u përsëritën në Portsmouth, ku pritej mbërritja e një varke me 140 emigrantë të paligjshëm, e nisur disa orë më parë nga brigjet e Normandisë. Mjeti lundrues ishte shoqëruar fillimisht nga roja bregdetare franceze dhe më pas ishte marrë në dorëzim nga autoritetet britanike në ujërat e tyre territoriale.

Grupe protestuesish nga ekstremi i djathtë bllokuan rrugët e portit dhe u përpoqën të pengonin transferimin e emigrantëve drejt një qendre pritjeje. Këtë herë policia, e pajisur me mburoja dhe spraj me piper, ndërhyri për të shpërndarë turmën, por nuk pati arrestime.

Qeveria britanike dënoi atë që e cilësoi si sjellje “ huligane”, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore është themelore për demokracinë, por nuk duhet të shndërrohet në trazira. Zëvendësministrja e Thesarit, Emma Reynolds, pranoi se qytetarët kanë “shqetësime legjitime për emigracionin”, por tha se ato nuk duhet të shprehen në mënyrë kërcënuese.

Ndryshe reagoi Reform UK e Nigel Farage. Kreu i saj Lee Anderson, tha se nuk është për t’u habitur që njerëzit dalin në rrugë për të shprehur zemërimin ndaj atyre që, sipas tij, “nuk kanë asnjë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend”.

Pas mobilizimeve të fundjavës besohet se qëndron Danny Thomas, i njohur si “Danny Tommo”, një aktivist kundër emigracionit i lidhur me Tommy Robinson, të cilin media italiane e përshkruan si udhëheqës neofashist.

Thomas ka krijuar këtë verë “Platformën e Patriotëve”, duke bërë thirrje për “rezistencë masive”, ndërsa grupet më radikale, gjithmonë e më shumë po i organizojnë lëvizjet e tyre përmes rrjeteve sociale.

Next Post
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

Të shtëna ndaj një polici në Britani, arrestohen katër të dyshuar

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com