Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar për situatën e tensionuar gjatë revoltës studentore.
Në reagimin e saj, Ambasada e Zvicrës u drejtohet posaçërisht autoriteteve shqiptare, duke kërkuar garantimin e së drejtës për tubim paqësor dhe mbrojtjen e lirisë së medias.
Ajo thekson gjithashtu se forcat e sigurisë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe se të gjitha palët të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut.
Postimi i plotë:
Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t'i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Switzerland is concerned about the recent eruption of violence and destruction of public and private property during demonstrations in Albania.
We call on all sides to exercise restraint, de-escalate tensions and prioritise constructive dialogue. The right to peaceful assembly is fundamental for a democratic society.
We call on the authorities to fully guarantee and protect the right to peaceful assembly as well as the freedom of the media, and on the security forces to act in compliance with international human rights standards.
© SYRI.net