Hakmarrje për sanksionet, Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jeruzalem

Izraeli ka njoftuar një sërë masash hakmarrëse të forta ndaj Mbretërisë së Bashkuar, pasi Londra shpalli sanksione kundër produkteve që vijnë nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, njoftoi të martën se do të mbyllë konsullatën britanike në Jeruzalem, do të heqë përfaqësuesit britanikë nga qendra ndërkombëtare e mbështetjes për Gazën dhe do të ndalojë hyrjen në Izrael për 12 qytetarë britanikë, ndër të cilët ish-lideri laburist Jeremy Corbyn dhe disa deputetë të tjerë të njohur për qëndrimet pro-palestineze.
Masat erdhën menjëherë pasi Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, njoftoi në Parlament se Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë importin e mallrave nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.
Miliband deklaroi se okupimi në tërësi është i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare dhe akuzoi “terroristët e vendbanimeve” për “pastrim etnik”, duke thënë se qeveria izraelite “mbyll sytë” ndaj dhunës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




