Kategoria e Parë, Flamurtari debuton në shtëpi pa praninë e tifozëve

Flamurtari do të debutojë në shtëpi të premten kundër Burrelit, sfidë e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë, por në këtë takim vlonjatët nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve.
Flamurtari është dënuar në fund të sezonit të kaluar me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në Stadiumin “ Flamurtari “ pa praninë e spektatorëve dhe me anë të një njoftimi klubi ka kërkuar për mirëkuptim dhe mbështetje nga tifozët për ekipin në këtë periudhë.
“Në bazë të Vendimit nr. 44 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, datë 08.05.2026, Flamurtari F.C. është dënuar me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në Stadiumi “ Flamurtari “ pa praninë e spektatorëve.
Për këtë arsye, dy ndeshjet e radhës në Stadiumi “Flamurtari” do të zhvillohen pa praninë e tifozëve.
Klubi i Flamurtarit respekton vendimin e organeve disiplinore dhe u bën thirrje të gjithë tifozëve kuqezi për mirëkuptim dhe mbështetje të ekipit në këtë periudhë”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



