AKTUALITET

Nga Bulevardi, afër Kuvendit! Qytetarët protestojnë teksa mbahet seancë plenare, thirrje SPAK: Arrestoni Ballukun dhe Ramën!

17:43 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët janë shpërndarë këtë të martë në disa pika në qendër të Tiranës, në zonën mes Bulevardit dhe Kuvendit, ku vijojnë protestat kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit kanë ngritur thirrje kundër qeverisë, ndërsa mes kërkesave të tyre është edhe arrestimi i kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.

Tubimi zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa prania e forcave të policisë është e shtuar në zonat ku janë grumbulluar protestuesit.

Gjatë protestës janë shoqëruar dy protestues nga policia. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që çuan në shoqërimin e tyre. Në të njëjtën kohë, brenda Kuvendit ka nisur seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar. Ndërsa deputetët vijojnë punimet në sallë, jashtë godinës qytetarët vijojnë protestën në disa pika të qendrës së kryeqytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.