Evis Kushi emërohet nënkryetare e Parlamentit
Evis Kushi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke marrë vendin e lënë nga Klodiana Spahiu, e cila tashmë mban detyrën e Ministres së Shëndetësisë.
Vendimi për emërimin e Kushit është marrë gjatë seancës plenare të Kuvendit, në nisje të sesionit të ri parlamentar.
Deputetja e Partisë Socialiste rikthehet në këtë mënyrë në një rol drejtues brenda strukturave të Kuvendit, pas eksperiencës së saj të mëparshme në qeveri.
Evis Kushi ka mbajtur më herët postin e Ministres së Arsimit, ndërsa tashmë do të ushtrojë funksionin e nënkryetares së Kuvendit.
Ndryshimi në drejtimin e Kuvendit vjen pas lëvizjeve të fundit në përbërjen e qeverisë, ku Klodiana Spahiu u emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



