Kosova ngec sërish në testin PISA, del më dobët se vendet në gjendje lufte

Kosova sërish në testin PISA ka treguar rezultat mjaft të dobët, duke u renditur në fund të listës nga 91 shtete të botës. Mbi 6 mijë nxënës kosovarë të moshës 15 vjeçare që ishin pjesëmarrës, në shkencë morën mesatarisht 357 pikë, në lexim 340, në matematikë 350, ndërkaq rezultat më i lartë u shënua në zgjidhjet kompjuterike me 359 pikë.

“Arta e kishte pritur gjithë javën piknikun e së dielës. Çantën e mbante afër shtratit që nga e mërkura. Kur u zgjua të dielën në mëngjes dhe e pa shiun nga dritarja, çantën e futi përsëri në dollap”. Pse Arta e futi çantën përsëri në dollap?”

84% e nxënësve kosovarë nuk kanë arritur të përgjigjen saktë në këtë pyetje në testin PISA, që Artës ia prishi shiu planet për piknik.

Kështu, Kosova sërish ka shënuar rezultat skandaloz në testin PISA. Në lexim, mbi 6 mijë nxënës 15 vjeçarë, që iu nënshtruan testimit në 213 shkolla të vendit, rezultuan edhe më dobët se në vitin 2015.

Edhe në matematikë, rezultati ishte i dobët ku 85 për qind e nxënësve nuk e kaluan nivelin bazë të testit.

Si rrjedhojë e këtyre rezultateve, Kosova vazhdon të jetë nën mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në të gjithë treguesit kryesor.

“E konfirmon rezultatin e ngjashëm katër herat paraprake, por që realisht tregon një thellim të krizës, si rezultat I degradimit të mëtutjeshëm të Arsimit në Kosovë. Kosova aktualisht në të trija fushat ka analfabetizëm funksional…”, deklaroi Agon Ahmeti nga Organizata “ETEA”.

Kosova në testin PISA figuron me pikë më të ulëta edhe sesa vendet në gjendje lufte, si Ukraina.

E një dështim i tillë sipas njohësit të Arsimit, Nehat Mustafës, i atribuohet Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit.

Sipas rezultateve të publikuara nga OECD, nga 91 shtete pjesëmarrëse, Kina, Singapori dhe Japonia kryesojnë renditjen në PISA 2025.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika