• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

by Mero Baze
08/09/2026 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Sot pati disa skena të shëmtuara para Kuvendit të Shqipërisë. Një tufë femrash histerike iu turrën një deputeteje që po ecte përmes korridorit të qendrës së biznesit, duke e fyer dhe linçuar vetëm se është deputete e Partisë Socialiste. Pra, linçimi dhe dhunimi fizik i saj kishte arsye vetëm që ishte deputete socialiste. Pak më tutje po kalonin dy deputete të Partisë Demokratike, por askush nuk foli apo nuk i linçoi.

Akoma më flagrante ishte kjo paradë linçuesish para Kuvendit. Deputetët e PD-së hynë dhe dolën nga Kuvendi pa i sulmuar askush, kurse deputetes së Kavajës të Partisë Socialiste i thyen edhe pasqyrën e veturës. Ajo është më e re se shumica e atyre grave histerike që e sulmuan dhe është një profesioniste e shkolluar në Cambridge, që është kthyer në Shqipëri dhe ka hyrë në politikë. Deri tani ky është krimi i vetëm i saj.

https://www.instagram.com/reels/DdB60r_MVn-/

Deri më sot këta linçuesit agresivë maskoheshin duke u shtirur si protestues “antisistem”, që e kishin me gjithë partitë dhe se nuk e pranonin më këtë klasë politike. Tani qenkan reformuar. Tani e pranojnë këtë klasë politike dhe këtë sistem, por mendojnë se mund të linçojnë me dhunë vetëm politikanet gra të pushtetit, meqë fuqinë në protesta e kanë marrë gratë histerike.

Përtej shëmtisë së një femre që i turret me një fjalor banal dhe gjeste fizike një gruaje deputete, që vjen nga shoqëria civile apo nga Perëndimi për të kontribuar në politikë, ajo që është tërësisht e dënueshme është linçimi për shkak të pozicionit politik.

Linçueset ilegale të PD-së, të maskuara si protestuese, tani paskan vendosur që të dhunojnë dhe linçojnë çdo grua socialiste që u del para.

Sjellja civile e viktimave të tyre kundrejt linçueseve, në këtë rast, është çështje e zgjedhjes së tyre për të qenë njerëz civilë, përballë një tufe grash histerike.

Natyrisht, hapat ligjorë në këtë rast janë një zgjidhje.

Por garantimi i lirive politike është e drejtë themelore kushtetuese, që mbrohet jo vetëm nga ligji, por dhe nga forcat e rendit, dhe është në përgjegjësinë e shtetit shqiptar ta garantojë atë.

Nëse liria politike kthehet në një të drejtë që duhet ta japë linçuesja, ajo femra histerike që turret ndaj çdo gruaje socialiste, atëherë kemi të bëjmë me një dhunuese politike, e cila, përveçse është duke kryer një veprimtari ilegale antikushtetuese kundër lirive politike në vend, është duke dhunuar dhe një nënë dhe familjare, e cila përveç shtetit ka dhe burrë, djem, vajza, nënë dhe baba që mund t’i dalin zot.

Por që situata të mos shkojë në atë pikë, policia është përgjegjëse deri në fund për garantimin e lirive politike në vend. Ato nuk janë as protestuese, as qytetare. Janë femra kamikaze në shërbim të Partisë Demokratike, për të ushtruar dhunë politike ndaj deputeteve gra socialiste.

Janë praktikisht linçuese “ilegale” me pagesë, si çdo shërbim tjetër që mund të bëjnë kundrejt pagesave. Ndaj policia është sot përgjegjëse jo thjesht për dhunën psikologjike dhe fizike të tyre, por për faktin që ato po veprojnë politikisht, duke selektuar një grup politik dhe duke bërë rolin e kamikazeve kundër tyre.

Dhe me ato duhet të merret urgjent ligji, jo për të mbrojtur deputetet socialiste, por për të shpëtuar ato qoftë dhe fizikisht apo psikologjikisht nga një degradim i mundshëm i situatës. Unë nuk e di ç’mund të ndodhë një herë tjetër nëse Iris Luarasin për në Kuvend e shoqëron burri dhe djali i saj dhe këto gratë histerike i turren. Për të mos thënë që nuk e di se ç’mund t’i gjejë nëse nja pesë djem nga fisi Gjuzi shoqërojnë Ilvën duke shkuar në Kuvend. Shqipëria pastaj mund të shfaqë anën e saj fisnore, në vend të civilizimit që duhet të tregojmë si një shoqëri me liri të garantuara politike. Dhe përgjegjës për këtë degradim pastaj do të jenë mbrojtësit e ligjit, ata që i kanë sot surretërit e atyre linçuesve dhe i lënë të masturbohen me atë që bëjnë në sytë e publikut.

Next Post
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

Comments 2

  1. ccc says:
    1 month ago

    Mero, mire i thua ti, si gjithmone gjanem, po kujt ja thua?! Nese shteti dorezohet para llumit, sic po ndodhe, atehere cdokush ka te drejte te vet’mbrohet.

    Reply
  2. Leka says:
    1 month ago

    Te besh proteste eshte liri kushtetuese por ti privosh lirine nje njeriu qofte dhe deputeteeshte e denueshme.Olivia ti kapi prej zverku se toleranca e teoert e mazhorances dhe mosdrejtesia i kane dhane kurajo ketyre lincuesve .Mhaft eshte mhaft

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com