• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Spanja sekuestron një tjetër sasi rekord kokaine, kapen 1,2 tonë të fshehura në arra kokosi në Sevilja

by A. Q
08/09/2026 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia spanjolle në provincën e Seviljes, e fshehur në një ngarkesë me arra kokosi.

Bëhet fjalë për 1 ton e 238 kilogramë kokainë, e kamufluar në pjesën e pasme të një rimorkioje dhe poshtë paletave me arra kokosi.

Në pranga kanë rënë dy persona, të dyshuar për trafik droge. Operacioni nisi në dhjetor, kur hetuesit vunë nën vëzhgim një kompani në Dos Hermanas, që dyshohej se përdorej për futjen e lëndëve narkotike në Spanjë. Pas hetimeve, policia identifikoi një kontejner të dyshimtë dhe ndoqi nga afër lëvizjet e tij.

Autoritetet ndërhynë në momentin kur shoferi po përgatitej të dorëzonte ngarkesën në një magazinë. Kontrollet në dy prona në provincën e Seviljes çuan edhe në sekuestrimin e parave dhe pajisjeve elektronike, që mund të shërbejnë si prova për hetimin. Policia spanjolle thotë se operacioni mbetet i hapur dhe nuk përjashton arrestime të tjera.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes së kokainës në Bashkimin Evropian, veçanërisht për drogën që vjen nga Amerika Latine.

Vetëm në vitin 2024, autoritetet spanjolle sekuestruan 124 tonë kokainë, rreth 37 për qind të sasisë së kapur në të gjithë Bashkimin Evropian, ndërsa grupet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë dërgesa të vogla për t’iu shmangur kontrolleve.

Next Post
Po mbulonin ngjarjen e vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë -

Po mbulonin ngjarjen e vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com