Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

AMF vendos rritjen e kontributit të kompanive të sigurimit në fondin e kompensimit

Share Share Icon

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit për fondin e kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, që ka si qëllim pagesën e dëmeve nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara.

Sipas vendimit të Bordit të AMF-së, fondi i kompensimit do të shtohet më tej me 80 milionë lekë, mbi vlerën e kontributit fillestar vjetor prej 250 milionë lekësh të miratuar në janar.

Zakonisht, fondi i kompensimit i nënshtrohet një vlerësimi të ri në mesin e vitit kalendarik, kur, mbështetur në opinionet aktuariale, vlerësohet eventualisht nevoja për një shtesë të tij.

Shtimi i kontributit miratohet fillimisht nga Asambleja e Anëtarëve të fondit dhe më tej duhet të miratohet edhe nga Bordi i AMF-së.

Të dhënat e deritanishme të AMF-së tregojnë se në fund të 7-mujorit 2026, dëmet e paguara nga fondi i kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit kishin vlerën e 88 milionë lekëve, në rënie të ndjeshme me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, dëmet pezull për t’u paguar nga ky Fond shënuan një rritje të lehtë, në vlerën e 684.6 milionë lekëve, 0.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Funksionimi i Fondit kishte qenë problematik për gati 15 vjet, duke grumbulluar miliarda lekë detyrime. Vetëm pas vitit 2017, presioni nga Kuvendi i Shqipërisë dhe AMF-ja detyroi Fondin dhe kompanitë e sigurimeve të kryenin pagesat e prapambetura.

Në total, tregu i sigurimeve për shtatë muajt e parë të vitit pagoi 5.4 miliardë lekë dëme, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ka ardhur në masën më të madhe nga tregu i Jo-Jetës, ku dëmet janë zgjeruar me 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës, duke përfshirë ato të paguara në fondin e kompensimit, përbëjnë më shumë se 95% të dëmeve totale të paguara nga tregu i sigurimeve./ E.Shehu

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BSH: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta

Banka e Shqipërisë në një njoftim për shtyp thekson se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incide...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Koman

ERE rikthen në diskutim çmimet e HEC-eve të vegjël pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të rikthejë në shqyrtim çmimet e blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi për vitet 2020 dh...

3 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!