Leonora Jakupi i bashkohet thirrjes për Marshin për Liri më 12 shtator

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes mesazhit të saj, Jakupi ka ftuar qytetarët që më 12 shtator të bashkohen në Prishtinë dhe të ngritin zërin në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Thirrja e Leonora Jakupit i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen këto ditë nga artistë, figura publike, ish-luftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë për Marshin për Liri.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, me mesazhin për drejtësi, liri dhe mbështetje për çlirimtarët. 12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë Bashkohemi për çlirimtarët. Bashkohemi për liri.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika