Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 7-të e revoltës përfshin Shqipërinë, policia e krimit sulmon dhe arreston dhunshëm të rinjtë te 'Parku Rinia'

Luis Enrique sfidon Barcelonën: Ja si do ta ndalim Yamal-in

Luis Enrique sfidon Barcelonën: Ja si do ta ndalim Yamal-in

15:34, 19/10/2026

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka vlerësuar Barcelonën në prag të përballjes mes dy skuadrave në Champions League, por ka theksuar se objektivi i kampionëve francezë është i qartë: t’u shkaktojnë katalanasve humbjen e parë të sezonit.

Në konferencën për shtyp përpara sfidës, tekniku spanjoll foli edhe për Lamine Yamal, duke refuzuar krahasimet mes talentit të Barcelonës dhe Lionel Messit.

“Besoj se gjëja më e mirë që po bën Lamine është dëshira për të qenë thjesht Lamine Yamal. Ai po përmirëson çdo aspekt të lojës së tij. Kur flasim për Messin, kemi të bëjmë me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Askush nuk mund të krahasohet me të. Lamine dëshiron të bëhet versioni më i mirë i vetvetes dhe bën shumë mirë që nuk krahasohet me askënd tjetër”, u shpreh Luis Enrique.

Lidhja e veçantë me Barcelonën

Trajneri i PSG-së nuk e fshehu lidhjen e fortë emocionale me klubin katalanas, ku ka luajtur dhe ka qenë trajner.

“Unë sot jam trajneri i PSG-së. Në fillim, përballja me Barcelonën më dukej e çuditshme, por me kalimin e kohës mësohesh. Megjithatë, dua të fitoj. Të përballesh me klubin që ka pasur ndikimin më të madh në karrierën tënde është një motivim i jashtëzakonshëm”, tha ai.

“Kam një lidhje shumë të fortë me Katalunjën dhe fëmijët e mi janë katalanas. Barcelona është skuadra që i ngjan më shumë PSG-së”, shtoi tekniku spanjoll.

Si mund të ndalet Lamine Yamal?

Luis Enrique e sheh talentin e Barcelonës si një rrezik të vazhdueshëm për mbrojtjen e PSG-së.

“Është shumë e thjeshtë: duhet të shmangim që ai të prekë topin, sepse sa herë e kontrollon, krijon rrezik. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ndaj tij është të mos e lejojmë Barcelonën të ketë posedimin e topit. Ky është plani ynë ideal, edhe pse e dimë sa e vështirë është t’ia marrësh topin kësaj skuadre”, deklaroi ai.

Në fund, trajneri theksoi se Barcelona ka shumë lojtarë të rrezikshëm, duke përmendur edhe Raphinha-n, Pedrin, Pau Cubarsí-n dhe portierin Joan García. Për këtë arsye, PSG-së do t’i duhet një paraqitje e fortë kolektive për të arritur objektivin.

“Duam të jemi skuadra e parë dhe e vetme që e mposht Barcelonën këtë sezon”, përfundoi Luis Enrique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco