Monday / October 19 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Energji Lajmet Kryesore Nga Vendi

Energjia, Shqipëria në PECI 2026, vlerësim pozitiv për linjat me Kosovën dhe Vaun e Dejës

Share Share Icon

Shqipëria përfshihet në disa nga projektet energjetike të shqyrtuara në ciklin PECI 2026, ndërsa Bordi Rregullator i Komunitetit të Energjisë (ECRB) ka dhënë vlerësime pozitive për linjën drejt Vaut të Dejës dhe interkoneksionin e ri me Kosovën. Dokumenti i Bordit është publikuar në gusht 2026.

Bordi Rregullator i Komunitetit të Energjisë, në procesin PECI, shqyrton projektlistat paraprake dhe jep vlerësimin e tij mbi zbatimin e kritereve të përzgjedhjes, metodologjinë e analizës kosto-përfitim dhe rëndësinë ndërkufitare të projekteve.

Një nga projektet që prek drejtpërdrejt Shqipërinë është E04, rehabilitimi i linjave ekzistuese 220 kV Trebinje–Perućica–Podgoricë–Vau i Dejës, që përfshin Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

ECRB thotë se vlerësimi tregon se projekti sjell “përfitime të konsiderueshme” për integrimin e tregut rajonal, sigurinë e furnizimit dhe mirëqenien socio-ekonomike. Sipas raportit, projekti “mbetet ekonomikisht i qëndrueshëm në skenarët e analizuar të ndjeshmërisë”, ndërsa Bordi nuk ka identifikuar shqetësime të rëndësishme metodologjike.

Në raport përfshihet edhe E13, rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe interkoneksioni i ri 400 kV Shqipëri–Kosovë.

Vlerësimi tregon “performancë ekonomike pozitive” në skenarin bazë dhe konfirmon kontributin e projektit në integrimin e tregut rajonal.

ECRB vëren gjithashtu se analizat shtesë të ndjeshmërisë tregojnë një varësi më të madhe të përfitimeve të parashikuara nga supozimet afatgjata për mjaftueshmërinë e sistemit, krahasuar me disa projekte të tjera të vlerësuara. Sipas Bordit, qëndrueshmëria e këtyre përfitimeve duhet të merret në konsideratë së bashku me kontributin strategjik të projektit në integrimin rajonal.

Një tjetër projekt i përfshirë në vlerësim është E12 – Zgjerimi i Moglicës, hidrocentral me pompim dhe magazinim të energjisë. Raporti e identifikon atë si të vetmin projekt të magazinimit të energjisë elektrike të shqyrtuar në ciklin aktual PECI.

Sipas ECRB, projekti kontribuon në fleksibilitetin e sistemit, kapacitetin balancues dhe integrimin e burimeve të rinovueshme. Bordi vëren se performanca ekonomike e projektit është veçanërisht e ndjeshme ndaj mënyrës së trajtimit të përfitimeve afatgjata në analizat e ndjeshmërisë. Raporti shton se rëndësia në rritje e teknologjive të magazinimit në kalimin drejt një sistemi elektrik të dekarbonizuar duhet të merret parasysh kur vlerësohet kontributi më i gjerë strategjik i projektit.

Në total, tetë projekte të energjisë elektrike kaluan kriteret e pranueshmërisë në ciklin aktual. ECRB thotë se të gjitha paraqesin fizibilitet ekonomik pozitiv në skenarin bazë dhe plotësojnë kërkesat e vlerësimit për përfshirje në projektlistën paraprake PECI.

Çfarë është raporti PECI 2026

Dokumenti i publikuar në gusht është vlerësimi i ECRB-së mbi projektlistat paraprake të Projekteve me Interes për Komunitetin e Energjisë (PECI) për vitin 2026.

Procesi synon identifikimin e projekteve të infrastrukturës energjetike me rëndësi për Komunitetin e Energjisë, përfshirë transmetimin dhe magazinimin e energjisë elektrike. Lista PECI hartohet çdo dy vjet.

ECRB sqaron se vlerësimi i tij nuk zëvendëson analizën teknike dhe nuk rekomandon një projektlistë të caktuar. Roli i dokumentit është të japë vërejtje rregullatore për procesin përfundimtar të vendimmarrjes.

Për ciklin 2026 janë paraqitur tre variante të projektlistës paraprake PECI, të bazuara në të njëjtën metodologji, por me interpretime të ndryshme të rezultateve, veçanërisht të analizave të ndjeshmërisë dhe përfitimeve afatgjata. ECRB nuk shpreh preferencë për njërën prej tyre dhe thotë se vendimi përfundimtar duhet të marrë në konsideratë vlerësimin në tërësi, përfshirë analizën kosto-përfitim, analizat e ndjeshmërisë, shkallën e maturimit të projekteve dhe procedurat kombëtare të miratimit./ N.Maho

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

BSH: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta

Banka e Shqipërisë në një njoftim për shtyp thekson se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në vend, veçanërisht incide...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Koman

ERE rikthen në diskutim çmimet e HEC-eve të vegjël pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të rikthejë në shqyrtim çmimet e blerjes së energjisë elektrike nga prodhuesit me përparësi për vitet 2020 dh...

3 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!