Kategoria e Parë në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së parë, Kadiu në stol

Kategoria e Parë | 1 muaj më parë

Kategoria e Parë, që vjen në ekranin e RTSH, ngriti siparin e edicionit të ri fundjavën që lamë pas, teksa u zhvilluan të gjashta ndeshjet e javës së parë të kampionatit.

Pas përfundimit të takimeve, teknikët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në gjashtë sfidat e zhvilluara. Formacioni i përzgjedhur është rreshtuar sipas skemës 1-3-4-3.

Në portë është përzgjedhur Marin Staniç i Pogradecit, ndërsa në repartin defensiv rreshtohen Musa (Iliria), Aurel Marku (Bylis) dhe Atanda (Sopoti).

Mesfusha përbëhet nga Hetem Lushaj (Flamurtari), Matheus Alison (Kukësi), Abdul Latif (Iliria) dhe Kristi Bespallov (Kukësi). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Nimet Spahiu (Korabi), Manfredas Ruzgis (Besa) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).

Në vlerësimin e teknikëve të ekipeve kombëtare, Bledi Kadiu i FK Kukësit është përzgjedhur si trajneri më i mirë i javës së parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme