Dugarry sulmon Mbappé-n: Është patetik dhe fëmijnor!

Futboll Bota | 1 muaj më parë

Kylian Mbappé përfitoi nga konferenca për shtyp e ndeshjes Real Madrid-Inter për të bërë fushatë për vetveten në garën për “Topin e Artë 2026”.

“Mendoj se jam nmjë kandidat i fortë për këtë vit, jam lojtari më i njohur dhe luaj në klubin më të madh. Me Francën kam bërë historinë në Botëror”, tha sulmuesi i Real-it, i cili ka shtangur të gjithë me fjalët e tij.

“Mendoj se të kërkosh në atë mënyrë një trofe si ‘Topi i  Artë’ është patetike dhe fëmijnore. Të kërkosh një vlerësim individual si ai në atë mënyrë për mua është e neveritshme edhe pse jam koshient se futbolli në ditët e sotme është bërë edhe më individualist”, komentoi Dugarry në një prononcim për “RMC Sport”.

Christophe Dugarry mes të tjerash tha se sulmuesi i Real-it do të duhej që të flistë për arritjet si ekip dhe titujt që do të synojë Real-i këtë sezon. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme