Shqipëria U-21 luan miqësore me Ukrainën më 5 tetor, ndeshja zhvillohet në Hungari

Kombëtarja | 1 muaj më parë

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për Kampionatin Europian U-21, “EURO 2027”, teksa Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Ukrainase të Futbollit për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore.

Shqipëria U-21 do të përballet me Ukrainën U-21 më 5 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë. Orari i takimit do të përcaktohet dhe bëhet i ditur në një moment të dytë. Kjo sfidë është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian të vitit 2027. Shqipëria do të jetë pjesë e këtij turneu si një nga vendet organizatore.

Për skuadrën kuqezi, përballja me Ukrainën do të jetë një tjetër mundësi e rëndësishme për të testuar grupin dhe për të vijuar punën në funksion të një prej eventeve më të rëndësishme të futbollit europian për moshat.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që dy skuadrat përballen në një ndeshje miqësore. Në takimin e fundit mes Shqipërisë U-21 dhe Ukrainës U-21, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme