Superkompjuteri parashikon dhjetë skuadrat pretendente për Champions League 2026-2027

Sport | 1 muaj më parë

Agjensia e grumbullimit të të dhënave “OPTA” falë superkompjuterit të saj ka publikuar vetëm pak orë përpara startit të sezonit të ri të Champions League 2026-2027 listën me 10 skuadrave favorite për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Sipas parashkimeve të superkompjuterit ekipi me shanset më të mëdha për triumfuar këtë sezon është Arsenal. Skuadra e Arteta-s ka një përqindje triumfi 20.9%.

Ekipi i dytë me shanset më të mëdha për të fituar këtë vit Champions League është Fc Bayern. Skuadra bavareze ka 19.4% shanseve të triumfojë.

Skuadra e tretë më shanset më të mëdha për të triumfuar është Manchester City me 12.3%. Ekipi më mirë spanjoll i renditur në këtë listë është Barcelona me 8.2% ndërsa kampionët në fuqi të PSG-së për të fituar titulllin e tretë radhazi kanë më pak shanse pasi superkompjuteri i jep 7.1% të shanseve për triumfin final.

Lista

Arsenal – 20.9% (shanset për të fituar)

Bayern Munich – 19.4%

Man City –  12.3%

Barcelona – 8.2%

PSG – 7.1%

Liverpool – 6.1%

Real Madrid – 4.4%

Man United – 3.8%

Inter Milan – 3.6%

Aston Villa – 2%


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme