James Rodriguez drejt Serie B në Itali, Nesta ëndërron kolumbianin tek Avellino

Një lajm befasues vjen nga merkato. Zëra nga Spanja flasin për një kalim të bujshëm të James Rodrigues tek Avellino në Serie B. Klubi italian dhe kolumbiani i njohur thuhet se janë në bisedime të avancuara.
Lajmi “bombë” vjen nga e përditshmja “Marca”. Trekuartisti kolumbian është pa skuadër aktualisht dhe është është një hap larg Avellino-s, për të cilin do të ishte një lëvizje prestigji. Nëse marrëveshja konkretizohet, do të ishte vërtet një afrim befasues për kampionatin e Serie B.
Trajneri Alessandro Nesta ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me futbollistin për t’i shpjeguar projektin dhe për ta bindur të pranojë ofertën. Bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe zyrtarizimi mund të vijë shpejt.
Në të kaluarën ish-lojtari i Real Madrid dhe Bayern Munchen është përfolur për një kalim te Napoli, kur ky ekip drejtohej nga trajneri Ancelotti, por kurrë nuk u bë i mundur transferimi në Itali. Tani, pas shumë vitesh, Rodrigues mund të luajë në futbollin italian, por në Serie B dhe me një skuadër si Avellino.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




