Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Politikë | 1 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin në vend të saj të Klodiana Spahiut.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.  Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.

Sala u dorëhoq nga detyra më 2 shtator, pas një viti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të disa angazhimeve ndërkombëtare në fushën e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

Një ditë pas dorëheqjes së Salës, kryeministri Edi Rama propozoi Klodiana Spahiu për të marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë. Në reagimin pas propozimit nga Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Spahiu shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, ndërsa falenderoi edhe paraardhësen e saj, profesoreshë Evis Sala, për punën dhe kontributin në këtë ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme