AKTUALITET

Denoncimi i Ahmetajt: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Urdhëroi edhe procedurë të përshpejtuar

15:20 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Çim Peka Live hodhi akuza tepër të forta për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Ahmetaj theksoi se firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Ish-zv ministri nënvizoi se madje Rama e bëri këtë edhe me procedurë të përshpejtuar.

Arben Ahmetaj theksoi se Lefter Koka është akuzuar për Eco Parkun, edhe pse kishte dy vite që kishte ikur si ministër.

Arben Ahmetaj: Te Eco Parku, ka marrë para fëmija i kreut të organizatës. Imagjinoni të merrte Livia ime, ose Kejsi im 1 para nga inceneratorët. E ka firmosur kreu i organizatës që paratë të shkonin te fëmija i tij.

E ka urdhëruar që të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar. Kanë akuzuar Ter Kokën e dhe dhe për Eco Parkun, kur kishte 2 vjet që kishte ikur si ministër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.