AKTUALITET

Banorët në Patos-Marinzë protestë kundër “Bankers Petroleum”, paralajmërojnë përshkallëzim: Kompania justifikohet me shpenzimet! Do të bllokojmë aktivitetin

13:05 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë ngritur sërish paraditen e kësaj të marte në protestë për mospagesën e qirasë së tokave nga kompania “Bankers Petroleum”.

Pas dy protestave të mëparshme pranë zyrave qëndrore në Fier, protesta e sotme është zhvendosur pranë zyrave në vendburim. Ata kanë kërkuar njëzëri që kontratat të mos ndryshojnë duke u ulur vlerën e pagesës, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Ata pohojnë gjithashtu se protestat e deritanishme nuk kanë sjellë asnjë negociatë dhe shprehen të vendosur për t’i qëndruar deri në fund kauzës së tyre.

Sipas tyre, nëse nuk respektojnë marrëveshjen do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendje fillestare.

“Erdhi drejtori gjeologjik, filloi të na justifikohej me shpenzimet e kompanisë. Ne nuk pranuam. I thamë do të kalojmë në sheshe. Ne siç jemi do të bllokojmë sheshin kryesor, dhe më pas secili në tokat e tij”, tha një banor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.