E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr flakë banesa në Levan të Fierit
Lajme

Merr flakë banesa në Levan të Fierit

Një banesë në fshatin Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri ka rënë në një moment kur shtëpia nuk ishte e banuar. Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, ka bërë me dije se nuk ndodhej në shtëpi kur kanë nisur flakët.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një defekt në rrjetin elektrik ose një shkëndijë elektrike, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar nga hetimet.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, si dhe efektivë të Policisë së Fierit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa po dokumentohen edhe dëmet e shkaktuara në banesë.

Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk raportohet të ketë pasur persona brenda banesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.