AKTUALITET

Protestuesit marshim rreth e rrotull Kryeministrisë, në sfond thirrjet e fuqishme: Ju erdhi fundi

21:42 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi janë mbajtur fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin.

Ndryshe nga herët e kaluara, sot në ditën e 100-të protestuesit kanë zgjedhur që të rrethojnë Kryeministrinë. Protestuesit po bëjnë marshim, duke i rënë kryq e tërthortë godinës së qeverisë.

“Rrethoni Kryeministrinë në mënyrë simbolike”, “Rama jepe dorëheqjen”, ishin disa nga thirrjet që dëgjohen në sfond me megafon.

“Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet e tjera. Me flamuj kombëtarë, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët pranë godinës së Kryeministrisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.