LAJMI I FUNDIT

Pesë gola në 6 javë, Taulant Seferi bën bomberin te skuadra turke dhe i shpall “luftë” Rei Manajt

20:00 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Seferi po kalon një moment fantastik te skuadra e Kajserispor, në Ligën e Parë turke.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, shënoi golin e pestë me fanellën e ekipit të ri, në triumfin 0-3 ndaj Erokspor, të vlefshëm për javën e gjashtë.

29-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 68-të, pas një aksioni individual, duke “vulosur” shifrat 0 me 3.

Seferi është pozicionuar në vendin e katërt në listën e golashënuesve me 5 gola, 1 më pak se Rei Manaj, që ndan vendin e parë me ish-sulmuesin e Sitit Iheanaço, i cili gjithashtu ka shënuar 6 gola.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.