AKTUALITET

“Mjaft i keni shërbyer atyre, merrni në dorë fatin tuaj”, Gazetari Osman Stafa: Kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia

21:44 - 07.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Osman Stafa tha se kjo protestë është thirrur nga Shqipëria dhe jo nga partia. Ne diten e 100, Stafa tha se atdheu thërret dhe të gjithë duhet të jenë bashkë.

“Nuk e kishin menduar kurrë që do zgjaste. Shqiponjat e diasporës do vijnë. Shqipëria do u takojë shqiptarëve dhe jo hajdutëve. Qëndresa historike është kontributi më i zgjuar që i keni dhënë këtij vendi, atdheut, Shqipërisë.

Këtë protestë nuk e ka thirrur partia por Shqipëria. Ka një moment kur të thërret atdheu. Ky është momenti që shqiptarët të luftojnë për atdheun. A e mbani mend, ka kohë që ka mbaruar botërori por ja ku jemi.

Unë do e përsëris, mos i besoni partisë, por besoni popullit shqiptar. Mjaft i keni shërbyer dhe u keni dhënë votën, ky është momenti që shqiptarët të mendojnë për vendin e tyre. Ata duan t’i hedhin hi syve, shqiptarë mos e tradhtoni protestën”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.