AKTUALITET

“Qeveria, e përfshirë në trafik armësh”, Denoncimi i Arben Ahmetajt, Këlliçi: Ron Yeffeti i KAYO pranon se është punësuar për punët e pista! Rama dhe Nufi të japin dorëheqjen, SPAK të hetojë

13:15 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra një ditë më parë nga ish zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili ndër të tjera akuzoi qeverinë e Edi Ramës për trafik armësh.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se faktet dhe dëshmitë e publikuara tregojnë se qeveria është e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve dhe se Ron Yeffet, miku i kryeministrit, i lidhur me kompaninë KAYO pranon se është i punësuar për punët e pista.

“Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës. E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.

Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve”, shkruan Këlliçi.

Ai kërkon që kryeministri Rama dhe ministri i Mbrojtjes të japin menjëherë dorëheqjen dhe se SPAK duhet të nisë hetimet menjëherë.

“Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen. Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz. SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara!”, shton ai.

DEKLARATA E PLOTE E BELIND KELLICIT:

Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!

Faktet dhe dëshmitë e publikuara sonte e nxjerrin qeverinë e Kryeministrit Edi Rama të përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve.

Në një intervistë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë për Çim Peka Live, në Syri Tv, publiku mësoi se si miku i Edi Ramës, izraeliti Ron Yeffet në një komunikim me partnerët e tij ukrainas për biznesin e armëve, tregon se ka në dorë qeverinë dhe çdo gjë në Shqipëri.

Nga biseda kuptohet se Ermal Nufi ishte në dispozicion për letrat, për marrëveshjet, kur ishte në detyrën e zv-Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Dhe pikërisht ky angazhim i Nufit në shërbim të këtij biznesi, e promovoi atë dhe e bëri Ministër të Mbrojtjes!

Audiopërgjimi flet për armë që do prodhohen në Afrikë, por do paketohen në Shqipëri, e më pas të shiten në Ukrainë. Dhe ky është trafik ndërkombëtar armësh. Një krim i rëndë, me dijeninë dhe pushtetin e Edi Ramës.

E gjitha përmes kompanisë shtetërore KAYO, të cilën në fakt e kontrollon Ron Yeffet, dhe shteti ka vetëm 20 përqind të aksioneve.

Është vetë miku i Ramës, Yeffet që pranon në këtë komunikim, se ai është pajtuar pra, është punësuar nga Edi Rama pikërisht për të bërë punët e pisëta. Pra për punë si kjo e trafikut të armëve.

Pas kësaj dëshmie, pas këtyre provave, pas këtij skandali të këtyre përmasave, 3 gjëra duhet të ndodhin menjëherë.

  1. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë duhet të shkruajë sonte dorëheqjen.
  2. Kryeministri Edi Rama, duhet të shkruajë dorëheqjen fill pas ministrit të tij kamikaz.
  3. SPAK duhet të nisë urgjentisht hetimet e thelluara!

Nëse këto nuk ndodhin, Shqipëria nuk është më një Republikë, nuk ka ligje e Kushtetutë, por është një sulltanat privat i Edi Ramës dhe miqve të tij me të cilët po ndan e plaçkit pasuritë e vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.