AKTUALITET

“Drejtësia të hetojë aferën e armëve të KAYO”, Balliu: Të veprojë që nga arkitekti Rama, firmëtarja Balluku dhe të përfshirët! Nëse është cenuar siguria, përgjegjësia duhet të shkojë deri në majë

13:07 - 08.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka kërkuar që drejtësia të veprojë ndaj asaj që ai e quan si afera e armëve të KAYO, pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo aferë armësh të çon te kryeministri, te ish vartësja e tij, Belinda Balluku dhe të tjerë. Ai thekson se nëse ka trafik armësh dhe është cenuar siguria kombëtare, përgjegjësia duhet të shkojë deri në majë, duke iu referuar kreut të qeverisë.

“Sot, përballë këtyre zhvillimeve, drejtësia nuk mund të heshtë. Ajo duhet të veprojë me urgjencë dhe të hetojë çdo hallkë të kësaj afere, nga arkitekti politik Edi Rama, te firmëtarja Belinda Balluku dhe personat e përfshirë, përfshirë Ron Yefet. Nëse ka trafik armësh dhe cenim të sigurisë kombëtare, përgjegjësia duhet të shkojë deri në majë. Ku është drejtësia?”, shprehet ai.

REAGIMI I PLOTE:

KAYO: AFERA E ARMËVE QË ÇON TEK RAMA, BELINDA DHE RON YEFET KU ËSHTË DREJTËSIA?

Prej kohësh kam denoncuar aferën KAYO të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me njeriun e tyre, Ron Yefet.

Sot, vetë “Busheta” i Edi Ramës ka nxjerrë në shesh këtë aferë kriminale, përmes një përgjimi ku ngrihen dyshime të rënda se KAYO është përdorur për trafikim armësh, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit.

Kur kam thirrur në interpelancë Ministrin e Mbrojtjes, ai e mohoi se KAYO ishte një aferë kriminale.

Sot, përballë këtyre zhvillimeve, drejtësia nuk mund të heshtë. Ajo duhet të veprojë me urgjencë dhe të hetojë çdo hallkë të kësaj afere, nga arkitekti politik Edi Rama, te firmëtarja Belinda Balluku dhe personat e përfshirë, përfshirë Ron Yefet.

Nëse ka trafik armësh dhe cenim të sigurisë kombëtare, përgjegjësia duhet të shkojë deri në majë.

Ku është drejtësia?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.