E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu në Shkodër qëllon me armë zjarri babë e bir, humb jetën djali
Lajme

I riu në Shkodër qëllon me armë zjarri babë e bir, humb jetën djali

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku janë përdorur si thika, ashtu edhe arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 24-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Ylber Luli, i cili kishte marrë plagë gjatë konfliktit dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

I plagosur ka mbetur edhe babai i tij, Qamil Luli, 63 vjeç, i cili ndodhej bashkë me të në momentin e konfliktit.

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar të identifikuar si Andri Vulaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj babë e biri.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Si ndodhi përplasja

Sipas njoftimit zyrtar, 25-vjeçari A. V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Qamil Lulin dhe djalin e tij, Ylber Lulin.

Në vijim të përleshjes, babë e bir dyshohet se kanë përdorur një mjet prerës, thikë, duke plagosur 25-vjeçarin.

Pas ngjarjes, Ylber Luli u transportua në spital, por ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë ndërhynë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt. Gjatë veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit, motivin që çoi në përshkallëzimin e situatës dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.