Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të hënën në Kamëz të Shqipërisë.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tyre, Shefqet Islamaj.


Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat shqiptare, dyshohet se ndaj tre vëllezërve ka qëlluar me armë zjarri Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I dyshuari është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur nga autoritetet, të cilat pritet të japin më shumë detaje lidhur me dinamikën e konfliktit dhe hetimet për rastin.