Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve

Aksident i rëndë me 6 të lënduar, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve. Një aksident me gjashtë persona të lënduar është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Gumenicë, në Bashkinë Selenicë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një furgon që transportonte pasagjerë, të cilët janë përplasur në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

 

 

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Në zonë janë dërguar autoambulanca, të cilat po transportojnë të dëmtuarit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.

 

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e përplasjes.

 

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të tjera mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë
Bebe Rexha shpërndan me miliona ndjekës pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve në Shqipëri
Lexoni më shumë
Karburanti GL te Kanali i Çukës kërkon Punonjës karburanti
Lexoni më shumë
Porti Detar Sarandë kërkon të punësojë Oficer të Sigurisë së Portit
Lexoni më shumë
Epirus Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.