AKTUALITET

Protestuesi paralajmëron Ramën: Do të të rrethojmë, kryeministria nuk është e jotja

21:15 - 04.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar që jeton në Athinë ishte pjesë e protestës së 97-të sot para Kryeministrisë teksa paralajmëroi Ramën dhe qeverinë e tij se mosbindja qytetare do vijojë edhe më shumë.

Ai u shpreh se shqiptarët duhen zgjuar dhe të vijnë të gjithë në shesh.

“Vij nga Athina përsëri dhe do të vij përsëri. Përshëndetje me një respekt të veçantë për ju që jeni këtu. Afro 100 mijë! Ju përgëzoj në gjunjë! Nuk dua, nuk dua të numëroj 1000 e 1000 të zeza që ka bërë ky kryeministër. Por dua të bëj thirrje. Të bëj thirrje nënës time që nuk i del pensioni dhe ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë. Vëllezërve të mi, shokëve të mi, profesorëve të mi, të jenë këtu në shesh dhe të mbështesin… mos të rrinë në shtëpi sepse është moment historik, që duhet të jenë sa më shumë.

Kjo fitore do të vijë dhe pa ju, ndoshta dhe pa mua, por do të vonojë. Të gjithë së bashku, këtë qelbësirë do ta zhdukim, një orë e më parë. Dhe rasti më jepet dhe emigrantët në Greqi dhe kudo në diasporë, ata që nuk kanë mundësi të punojnë, njerëzit e tyre në Shqipëri t’i zgjojnë, ata që janë në gjumë, të zgjohen dhe të vijnë këtu në shesh”, tha protestuesi.

Sakaq shtoi, se kryeministria nuk i përket më Ramës, teksa ai paralajmëroj atë se godina do rrethohet pasi pushteti i tij ka abuzuar ndaj qytetarëve të lirë të vendit, duke dhunuar edhe prindër në sy të fëmijëve.

“Ajo video që u transmetua dhe e kanë dëgjuar dhe parë me zë dhe me figurë gjithë shqiptarët… ai fëmijë i vogël fliste “Jo xhaxhi polic, jo xhaxhi polic”, kur shihte prindin e tij që po e masakronin, sepse kishin stërkatuar shtëpinë e tij në fshat. Këto pamje duhet t’ju sjellin këtu, sepse vetëm ky shesh do t’i japë zgjidhje këtyre problemeve. Edi Rama, ti je i shkolluar. E ke kuptuar që ne e kemi kuptuar, që na ke vjedhur, që na ke zhvatur, që ke bërë krime. Ka ardhur ora, mikrofoni dalëngadalë do të bjerë dhe ne do të rrethojmë atë kryeministri që nuk është më e jotja, por është e jona.

Dhe ti s’ke si të dalesh më, dhe s’do të futesh dot më! Po bëj thirrje të gjithëve që kjo protestë të përshkallëzohet, të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe unë jam i bindur që Evropa do të ofrojë, në qoftë se nuk do të kemi kryeministër të drejtojë këtë vend. Shqipëria po bën revolucion! Shqipëria po bën revolucion! Shqipëria po bën revolucion! Dhe kush nuk e dëgjon, duhet të zgjohet. Ka ardhur momenti historik. Ju faleminderit dhe njëherë për këtë qëndresë, ju 100 mijë”, tha me tej protestuesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.