AKTUALITET

FOTO/ I arrestuar në Francë për dosjen AKSHI, kompania e Ermal Beqirit fiton tenderin e radhës po nga AKSHI

21:11 - 04.09.26 GSH GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi.

Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë për dosjen e korrupsionit në AKSHI dhe është në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë, kompanite e tij vazhdojne te vjewlin pa asnje pengese miliona nga parate e taksapaguesve.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Ermal Beqiri ka fituar tender nga AKSHI.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt ‘Loti 1-Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI’.

Shifrat e këtij tenderi me numër reference REF-88311-06-01-2026 tregojnë qartë skemën e paracaktimit. Fondi limit i caktuar nga shteti ishte 2,244,094 lekë pa TVSH.

Në procedurë kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomike, ku 3 prej tyre kanë dhënë oferta dukshëm më të ulëta se kompania e Beqirit, por siç ndodh rëndom në procedurat e tilla, ato janë nxjerrë jashtë loje për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar:

-Albanian Telecommunications Union (UNION): 1,638,188 lekë

-ONE Albania: 1,695,744 lekë

-Abissnet: 1,719,296 lekë

-BOE NSolution & HORIZON (FITUESI): 1,953,792 lekë

-Albanian Fiber Telecommunications: 2,051,300 lekë

-Albanian Satellite Communications: 14,576,640 lekë

Shifrat e skandalit:

-87% e fondit limit: Kompania fituese ka marrë plot 87.06% të gjithë fondit limit të vënë në dispozicion.

-Mbi 315 mijë lekë më i shtrenjtë: Oferta e NSolution është 315,604 lekë ose +19.2% më e lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga UNION shpk.

-258 mijë lekë mbi ONE Albania: Oferta fituese është po ashtu mbi 258 mijë lekë më e shtrenjtë se ajo e operatorit celular ONE Albania.

Edhe pse ndodhet prapa hekurave jashtë vendit dhe nën hetim zyrtar, bizneset e Ermal Beqirit vazhdojnë të marrin kontrata publike me çmime jo-ekonomike, duke skualifikuar kompani që ofrojnë çmime më të ulëta për të njëjtin shërbim interneti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.