Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vënë në gatishmëri gjatë protestës së sotme në Tiranë, ndërsa efektivë të shumtë kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje selinë e Partisë Socialiste.
Protesta nisi me grumbullimin e të rinjve në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku pas përplasjeve me policinë protestuesit u shpërndanë.
Ndërkohë, prania e lartë e forcave të policisë vijon në zonat përreth institucioneve politike, me fokus të veçantë te selia e Partisë Socialiste, e cila është blinduar për të parandaluar çdo incident të mundshëm.
