
Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e krizës dhe duke kërkuar që qeveria të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.
Ai shprehet se të rinjtë meritojnë tëkenë zërin e tyre në të ardhmen e vendit.
“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, sundim të ligjit dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në të ardhmen e vendit.”