Nga Irena Beqiraj
Pse nuk ulet çmimi karburantit?
Sepse një kompani që quhet Kastrati ka monopolin e furnizimit !
E gjithë infrastruktura portuale edhe e zonave të lira në Portoromano menaxhohet nga një kompani “Kastrati” .
Në Portoromano ka 5 zona të lira, por porti ku mund të shkarkohet karburanti që prej vitit 2015 j’u dha me konçension Kastratit. Kushtet e këtij konçensioni u rishikuan miratuan në 2020 pikërisht në atë seancë ku Ditmir Bushati foli kundër konçensioneve, edhe deputetët socialistë sot të shqetësuar votuan.
Falë këtij konçensioni çdo sasi karburanti që shkarkohet në port depozitohet së pari në zonën e lirë të Kastratit edhe që andej mund të shpërndahet në magazinat e
4 zonave të tjera të lira. Thënë këtë çdo litër karburant brenda Portoromanos menaxhohet vetëm nga kompania Kastrati .
Zotërimi i portit u ka hequr mundësinë 4 administratorëve të tjerë zonave të lira në Portoromano, të bëjnë marrëveshje të pavarura me furnizues ndërkombëtar, pasi anjë litër karburant nuk mund të shkarkohet në Portoromano, pa miratimin e Kastratit. Madje gjithë infrastruktura e shkarkimit është e lidhur me depozitat e Kastratit edhe që andej mund të transferohet në depozitat e zonave të tjera të lira.
Pra, me bekimin e Kuvendit Kastrati e cila është edhe Kompania më e madhe furnizuese e tregut me pakicë në Shqipëri duke pasur eskluzivitetin e menaxhimit të infrastrukturës së furnizimit edhe magazinimit në Portoromano ka monopolin e pjesën më të rëndësishme të zinxhirit të furnizimit.Thënë këtë , askush nuk sjell dot një litër karburant në Durrës në mënyrë të pavarur edhe rrjedhimisht nuk konkuron dot Kastratin. 93% e gjithë sasisë së zhdoganuar në Shqipëri kryhet në Portoromano.
Megjithëse mund të ketë disa të kompani që bëjnë zhdoganime sasia edhe momenti i zhdoganimit (në këtë mënyrë edhe çmimi) vendoset vetëm nga Kastrati .
Kjo situatë monopol , që i është dhënë kompanisë që ndër të tjera është edhe shitësi kryesor me pakicë në treg e bën atë përcaktuesin e vetëm jo vetëm të sasisë por edhe çmimit në tregun shqiptar .
Nëse ndonjë shitës me pakicë që do të ulte marxhin e tij të fitimit qoftë edhe me tre lekë duke u bërë faktor konkurues për pikat e shitjes me pakicë të Kastratit, të nesërmen do të mbetej pa asnjë burim furnizimi . Thënë këtë çdo kompani karburanti është e detyruar të ndjekë çmimin që përcakton Kastrati.
Ndaj edhe liçencimi i më shumë stacioneve të shitjes me pakicë nuk krijon konkurrencë në treg, megjithëse krijon iluzionin e saj .
Ndaj çdo deputet majtas e djathtas i shqetësuar për çmimin e karburantit, edhe që e shikon problemin vetëm tek taksat duhet të kuptojë se përtej taksave :
Pengesa kryesore për uljen e çmimit është mungesa e konkurrencës edhe monopoli në infrastrukturën e furnizimit e cili jo vetëm i bën të pamundur që kompanitë e tjera të blejnë karburant ndërkombëtarisht, edhe të konkurojnë Kastratin por i detyron ato të ndjekin politikën e cmimeve që përcaktohet nga Kastrati .
Ky përqëndrim vertikal nuk vërehet në tregun maqedonas pasi importuesit e Kosovës edhe Maqedoninë që furnizohen në Portoromano , nuk janë konkurrentë të Kastratit në tregun e tyre me pakicë . Pra furnizuesi edhe shitësi me pakicë janë të ndarë nga njëri tjetri .
Ndaj nëse deputetët majtas edhe djathtas kanë përzemër interesin e konsumatorit edhe këllqe për të prishur monopolet së pari le të ndërmarrin një nismë ligjore për heqjen e monopolit të infrastrukturës Portoromano kompanisë që është kryesore edhe tregun me pakicë e cila është thembra e Akilit. Kjo është vetëm detyrë e qeverisë edhe e Kuvendit.
Hapi i dytë është monitorimi i çmimeve të tregut në çdo hallkë të furnizimit nga Autoriteti i Konkurrencës .
Më pas mund të diskutoni uljen e taksave . Ulja e taksave në një treg kaq të përqëndruar edhe monopol që krye të zinxhirit të furnizimit, është pa efekte edhe vështirë se do të çonte në ulje të çmimit .
Kur kërkesa për një produkt është inelastike pra sasia e kërkuar në treg ka pak varësi nga çmimi , edhe tregu është monopol në hallkën e parë të furnizimit , nga e njëjta kompani që zotëron edhe pjesë kryesore të tregut me pakicë ulja e taksës nuk do të reflektohej tek çmimi por të shkonte direkt në xhepat e monopolit të furnizimit .
Uroj që debati i taksës të jetë yshtur nga padija absolute edhe të mos jetë përdorur enkas si një argument për të mos trajtuar problemin e vërtetë .
